**Arrestohet në Malishevë gruaja, dyshohet për sulm fizik ndaj nuses**

Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e saj. Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje familjare.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit.

Pas intervistimit të të dyja palëve të përfshira, prokurori i rastit ka vendosur që çështja të procedohet sipas procedurave të rregullta ligjore.