Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora ka fshirë të gjitha fotografitë nga profili i saj në Instagram, duke lënë faqen e saj bosh dhe pa postime.

Ende nuk dihet nëse ky veprim lidhet me një projekt të ri muzikor, si përgatitje për këngë apo album të ri, apo nëse ajo ka vendosur të bëjë një pauzë të përkohshme nga muzika dhe rrjetet sociale.

Fansat kanë nisur të spekulojnë për arsyet e këtij ndryshimi të papritur në profilin e saj, por deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë artistja.