Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, largohet nga Atalanta
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, është pranë largimit nga skuadra italiane Atalanta, pavarësisht se ka ende një vit kontratë të mbetur me klubin e Serie A. Mbrojtësi qendror ka arritur një marrëveshje verbale me klubin Al Diriyah FC në Arabinë Saudite, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano.
Romano, i njohur për saktësinë e informacionit në tregun e transferimeve, ka bërë të ditur se Gjimshiti ka rënë dakord verbalisht me klubin saudit për një kontratë dyvjeçare, e cila pritet të nënshkruhet dhe ta mbajë atje deri në qershor të vitit 2028. Nga ky transferim, Atalanta do të përfitojë një dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh.
Gjatë qëndrimit të tij te Atalanta, Gjimshiti shkëlqeu, duke kulminuar me fitoren e trofeut të Europa League si kapiten i skuadrës. Tashmë, Gjimshiti do të nisë një etapë të re në futbollin saudit, duke u bashkuar me një ligë që ka tërhequr emra të mëdhenj të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo, duke premtuar përballje të rëndësishme në karrierën e tij.
