Ledri dhe Xhensila i japin fund romancës së përfolur
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Dyshja, e cila prej muajsh ishte në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve për një lidhje dashurie, nuk e konfirmoi asnjëherë publikisht romancën e tyre.
Ledri dhe Xhensila janë parë shpesh së bashku, ndërsa disa çaste afërsie mes tyre nxitën edhe më tej dyshimet për një histori dashurie.
Megjithatë, sipas burimeve të Prive Klan Kosova, dyshja nuk janë më bashkë dhe secili ka vijuar rrugën e tij.
