Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF) ka njoftuar të dhënat e fundit lidhur me kohën e pritjes në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga Kosova.

Me fillimin e ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e kohës së pritjes në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit të QKMF-së, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, pritjet arrijnë deri në 40 minuta, me një kolonë automjetesh që shkon nga 60 deri në 70 metra.

Në pikën kufitare të “Vërmicës”, koha e pritjes është midis 10 dhe 15 minutave. Ndërsa në “Bërnjak”, pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta. Për pikat e tjera kufitare, koha e pritjes luhatet nga 3 deri në 10 minuta.