Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndarë një video nga paraqitja e saj e djeshme ku foli edhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen e katërshes së UÇK-së.

Në paraqitjen e saj para mediave Gërvalla thotë se “deri në shtator 2026 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë paguar 40 milionë e  611 mijë e 855 euro, për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me zbatimin e këtij mekanizmi”.

Tutje, ajo shton se MD nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve dhe përfituesve të tjerë.

video: