**Mustafa (LDK) sfidon LVV e PDK: Propozoni tre kandidatë për President deri nesër në mesnatë**

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ofertës së fundit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që LDK dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të propozojnë tre emra për postin e Presidentit.

Mustafa u ka bërë thirrje PDK-së dhe LVV-së që të propozojnë tre emra, dhe me votat që zotërojnë, ta zgjedhin lehtësisht Presidentin.

“Unë i ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës që së bashku të propozojnë tre emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike. Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22). Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar deputeti Mustafa.