Ferizaj barazon menjëherë kundër Dukagjinit, finalja e Kupës ekuilibrohet
Skuadra e Ferizajt ka reaguar me shpejtësi pas golit të pësuar, duke barazuar rezultatin ndaj Dukagjinit në finalen e Kupës së Kosovës.
Kushtrim Shabani ishte autori i golit për Ferizajn në minutën e 24-t, duke rikthyer ekuilibrin në ndeshje dhe çuar rezultatin në 1-1.
Pas epërsisë së Dukagjinit, të arritur me golin e Merlakut në minutën e 17-të, reagimi i Ferizajt ka qenë i shpejtë dhe efikas. Skuadra po tregon një paraqitje solide, me më shumë kontroll dhe iniciativë në lojë gjatë këtyre minutave.
Kështu, takimi është hapur plotësisht, me të dyja skuadrat që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës brenda më pak se gjysmë ore lojë.
