Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka folur lidhur me deklarimin e sotëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ndër tjerash e cilësoi si ‘’mik’’ kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Osmani tha se i vjen mirë për ketë, përderisa para disa ditësh, Kurti e cilësonte Abdixhikun si ‘’lider fisesh’’, gjë të cilën, ish-presidentja e cilësoi si ‘’jo korrekte’’.
‘’Mua po më vjen që tani po e quan kryetarin Abdixhiku ‘’mik’’, kur në fakt kur para dy javësh, e krahasonte me lider fisesh, që ka qenë jashtëzakonisht jo korrekte. Unë kam qenë në ato takime, diskutimet kanë qenë shumë korrekte, prandaj ka qenë shumë jo korrekte që para mediave të dilet me cilësime të tilla, të cilat pastaj e dëmtojnë besimin e dëmtojnë mundësinë për bashkëpunim’’, ka thënë ajo në Kanal10.
