Kaosi te Milani ka bërë që klubi të mos jetë në gjendje të zhvillojë negociata për transferime, duke rrezikuar seriozisht humbjen e Leon Goretzka si lojtar i lirë.
Klubi italian ndodhet aktualisht pa trajner, pa drejtor sportiv, pa CEO dhe pa drejtor teknik, pasi të gjithë u shkarkuan pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Pa një strukturë drejtuese, Milani nuk mund të negociojë as për lojtarë të rinj dhe as të përcaktojë objektivat e merkatos për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Tuttomercatoweb” dhe “MilanNews”, kjo situatë ka bërë që Goretzka të rishqyrtojë të ardhmen e tij, edhe pse ai ishte shumë pranë një kalimi te Milani si lojtar i lirë.
Mesfushori 31-vjeçar i ka lejuar kontratës së tij me Bayern Munichun të përfundojë, duke mbetur pa kontratë dhe i lirë për të zgjedhur destinacionin e radhës.
Me Milanin të bllokuar nga kriza institucionale, Juventusi thuhet se po përgatit një ofertë të re për mesfushorin e kombëtares së Gjermanisë.
Gjithashtu përmendet se edhe Max Allegri mund të kërkojë ta marrë Goretzkën nëse merr drejtimin e Napoli.
Interes për lojtarin kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Olympique de Marseille, duke e bërë garën për të edhe më të hapur në këtë fazë të merkatos./GazetaExpress/
