Policia konfiskon dy furgonë me lëndë drusore të paligjshme në Shtërpcë

Policia ka konfiskuar dy furgonë që transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës në Shtërpcë. Këto raste të ndara u evidentuan në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.

Sipas njoftimit të Policisë, lënda drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë, ku do t’i nënshtrohet matjes dhe procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se mbetet e përkushtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme.