Qumështorja Vita ka theksuar rëndësinë thelbësore të fermerëve në procesin e prodhimit, duke deklaruar se ata janë pjesë kyçe e çdo hapi që garanton se qumështi Vita është 100% i pastër. Në një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook, kompania bën të ditur se në fabrikën e saj, çdo proces është i studiuar dhe i kontrolluar me detaje, duke përdorur teknologjinë më të avancuar, nga mbledhja e qumështit e deri te paketimi final i tij.