**Sami Sermaxhaj rikthehet në krye të FC Ballkanit**

FC Ballkani njofton zyrtarisht emërimin e Sami Sermaxhajt si trajner i ekipit të parë.

Kjo shënon rikthimin e një figure të njohur në drejtimin e skuadrës, në një moment kyç për klubin. Sermaxhaj e njeh thellësisht ambientin dhe rrugëtimin e FC Ballkanit, duke pasur një eksperiencë të mëparshme si trajner i ekipit gjatë periudhës shtator 2018 – maj 2019.

Me përvojën e tij të gjerë dhe njohurinë e thellë të strukturave të klubit, trajneri Sermaxhaj pritet të udhëheqë skuadrën në sfidat e ardhshme, duke synuar vazhdimin e punës drejt realizimit të objektivave të përcaktuara për FC Ballkanin.

Klubi i uron mirëseardhje dhe suksese të shumta Sami Sermaxhajt në misionin e tij të ri në krye të ekipit.