Shkurte Gashi nis pushimet verore, ndan momente familjare
Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi ka nisur pushimet e saj verore, duke zgjedhur të kalojë kohë cilësore me familjen.
Së fundmi, ajo ka ndarë me publikun një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë, një postim ky që vjen si konfirmim i ditëve relaksuese.
Kjo periudhë pushimesh, shkruan IndeksOnline, duket se i është dashur interpretueses së shumë hiteve pas një programi tejet të ngjeshur me performanca në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme gjatë këtij sezoni veror.
