**Big Brother VIP Kosova: Zoja krahasohet me spiunen legjendare Mata Hari, Arlinda sqaron historinë**
Dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë duke marrë drejtime të ndryshme.
Në mëngjesin e sotëm, Arlinda zhvilloi një bisedë me banorët e tjerë, ku bëri të ditur se Zojën po e krahasojnë me Mata Harin.
Të shtyrë nga kureshtja e madhe, banorët e tjerë pyetën se kush ishte ky person.
“Mata Hari është një spiune e famshme në botë, e cila në fund u desh të vritej, sepse dinte të gjitha sekretet e shtetit. Ajo u ekzekutua për të mos i nxjerrë këto sekrete, sepse dinte gjithçka,” tha Arlinda.
Madje, ajo demonstroi se si mund të luhej ky rol, pasi banorët e pyetën se çfarë ishte joshja.
“‘Nëse më thua: ‘A po më jep një kafe?’, unë të them: ‘Jo, nëse nuk më tregon për këtë detaj, nuk ta jap këtë kafe’. Kjo është joshja’, theksoi Liki.”
