Daut Haradinaj nga Aleanca ka hedhur kritika lidhur me zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale.
Haradinaj, ka thënë se ‘’sponzorizuesit’’ dhe ‘’tërheqësit’’ e këtij ligji, s’po din as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë.
‘’Duket hapur që sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe po ashtu tërheqësit e këtij ligji, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë. Qofsha gabim unë’’, ka shkruar ai.
