Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka deklaruar se procedura për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja vetëm ka nisur.

Tahiri, në një intervistë për T7, ka thënë se situata aktuale është pjesë e një strategjie të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës, sipas tij, opozita do ta dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka pretenduar se Gjykata Kushtetuese nuk mund të dalë nga interpretimi i saj lidhur me këtë çështje.

“Sepse procedura e dërgimit të Kosovës edhe një herë në zgjedhje vetëm ka nisë. Kushtetuta nuk është e faktuar. Jo, pra gjithçka që ndodh është një nën një strategji e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje që opozita me e dërguar rastin në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese me marrë një vendim… Gjykata Kushtetuese nuk mundet me dalë prej këtij interpretimi”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, institucionet përkatëse të sundimit të ligjit do të duhej ta trajtonin situatën si një çështje që lidhet me shkelje kushtetuese.

“Po, se në mënyrë normale këtu kish pasë dashur krejt aparati i sundimit të ligjit me filluar me e trajtuar se këtu ka shkelje të mëdha kushtetuese, i cili është fjala e parë në betimin e një deputeti”, ka deklaruar Tahiri.