Prizren: Lokal Mobilierie Digjet nga Zjarri, Dyshohet për Zjarrvënie të Qëllimshme
Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga flakët, ndërsa policia dyshon se rasti është vepër e qëllimshme nga persona të panjohur.
Sipas raportit të policisë, ankuesi ka deklaruar se, gjatë ditës së djeshme, autorët fillimisht kanë thyer xhamin e lokalit dhe më pas i kanë vënë zjarrin objektit.
Si pasojë e këtij incidenti, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vlera e saktë e tyre ende nuk është përcaktuar.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekan, në cilësinë e provave materiale”, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
