Kamenicë: Një punëtor vdes pas humbjes së ndjenjave në vendin e punës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë të enjten pasdite, rreth orës 17:46, në Kamenicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima, një mashkull kosovar, dyshohet se humbi ndjenjat dhe ra në tokë ndërsa ishte duke punuar.
Menjëherë pas ngjarjes, personi është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, e cila do të zbardhë shkakun e saktë të vdekjes.
