Barcola refuzon ripërtëritjen e marrëveshjes me PSG-në, Liverpooli prin në garën për francezin

Bradley Barcola ka vendosur të mos ripërtërijë marrëveshjen e tij me Paris Saint-Germain, e cila skadon në vitin 2028. Ky njoftim është raportuar nga gazeta “L’Equipe”.

Ky vendim hap rrugën për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere, pavarësisht se klubi parisien i kishte paraqitur një ofertë rinovimi që përfshinte një rritje të ndjeshme page.

Pas një periudhe reflektimi, Barcola informoi drejtuesit e PSG-së se nuk kishte ndërmend ta zgjaste kontratën. Arsyeja kryesore për këtë zgjedhje lidhet me rolin e tij në ekip, ku është zhvendosur në pozicionin e një rezerve, duke luajtur shpesh nga stoli në krahun e sulmit dhe duke qenë zëvendësues në të dyja finalet e Ligës së Kampionëve, siç shkruan “Abola”.

Refuzimi për të ripërtërirë marrëveshjen e lë të pasigurt të ardhmen e lojtarit gjatë javëve në vijim. Megjithatë, largimi i tij në këtë periudhë transferimesh nuk është i garantuar dhe do të varet nga dinamika e tregut evropian për lojtarët e krahut.

Katër klube të mëdha evropiane tashmë kanë shprehur interes për sulmuesin: Liverpool, Arsenal, Bayern Munich dhe Chelsea.