Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, John Stones, ka mbërritur në Milano për të kryer testet mjekësore përpara transferimit të tij te skuadra italiane, Inter.
Stones pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë ditës së sotme, para se të nënshkruajë kontratën e tij me klubin zikaltër.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt do të kalojë te Interi si futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me klubin anglez.
Marrëveshja e tij pritet të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
