Bayern Mynih ka deklaruar mbylljen e afatit kalimtar, duke bërë të ditur se nuk do të ketë më transferime këtë verë. Lajmin e bëri të ditur drejtori sportiv i klubit, Max Eeberl.

“Ne i kompletuam afrimet e Nene Brown dhe Ismael Saibari shumë shpejt,” tha Eeberl. “Mendova se ishte e qartë që i kishim përmbyllur transferimet dhe më bënte të buzëqeshja kur dëgjoja emrat që lidheshin me ne.”