**Situatë e Qetë në Kufijtë e Kosovës, Pritje Maksimale 15 Minuta**
Mëngjesin e sotëm, pikat kufitare të Kosovës kanë paraqitur një situatë të qetë, pa fluks të madh të hyrje-daljeve.
Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMB), pritjet për dalje nga Kosova, në pikëkalimet kufitare të Vërmicës dhe Dheut të Bardhë, kanë qenë nga 10 deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, situata ka qenë edhe më e qetë, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Edhe sa i përket kolonave të automjeteve, gjendja ka qenë e ngjashme; nuk janë vërejtur ngarkesa të theksuara në asnjë pikëkalim kufitar.
Përditësimi i fundit nga QKMB është bërë në orën 07:42.
