Kristen Stewart kujton “Twilight”: Gjithçka ishte kaq e sikletshme dhe e çuditshme
Aktorja Kristen Stewart ka kujtuar periudhën e xhirimeve të sagës “Twilight”, duke pranuar me vetëironi se në atë kohë ishte “një humbëse e vogël” dhe i merrte gjithçka shumë seriozisht.
Aktorja 36-vjeçare foli për pesë filmat e sagës në podkastin “In Your Dreams”, ku kujtoi edhe bashkëpunimin me Robert Pattinson.
Stewart theksoi se të dy përpiqeshin të rrisnin nivelin artistik të filmit dhe e përjetonin projektin me shumë seriozitet.
Duke e parë sot sagën me distancën e viteve, aktorja pranoi se disa momente i duken “të sikletshme” dhe “të çuditshme”, por kjo, sipas saj, lidhej edhe me intensitetin me të cilin adoleshentët i përjetojnë emocionet.
Stewart shtoi gjithashtu se nuk e shqetëson fakti që vazhdon të flasë për “Twilight”, pavarësisht viteve që kanë kaluar.
“Bëmë pesë filma dhe na u deshën pesë vjet, dhe pastaj nuk kemi pushuar kurrë së foluri për të”, u shpreh ajo.
