Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit, duke përcjellë mesazhin “S’kemi bërë kurrë dëm…”.

Në kuadër të këtij aksioni, të rinjtë e PDK-së vendosën para hyrjes së Kuvendit një fotografi që shfaqte Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti; ushtruesen e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu; dhe kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari. Mbi këto figura ishte vendosur etiketa “shkelësit e Kushtetutës”.

Aksioni i sotëm vjen pas thirrjeve të përsëritura të Partisë Demokratike të Kosovës, në ditët e fundit, për vazhdimin e seancës konstituive.