Një person është arrestuar në Skenderaj, i dyshuar për sulm ndaj një zyrtari policor gjatë ndërhyrjes së këtij të fundit në një fjalosje.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, në rrugën “28 Nëntori”. Zyrtari policor kishte ndërhyrë për të qetësuar një fjalosje në të cilën ishte përfshirë edhe i dyshuari.
Sipas Policisë, i dyshuari e ka kapur për dore dhe e ka tërhequr zyrtarin policor.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent dhe hapjes së rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
