Julian Alvarez: Barcelona, destinacioni i dëshiruar, shpërfill interesimin e Arsenalit

Klubi anglez Arsenal po shfaq interesim të madh për transferimin e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez. Megjithatë, burime nga Spanja bëjnë me dije se lojtari ka shpërfillur ofertat dhe interesimin nga Anglia.

Alvarez e ka bërë të qartë agjentit të tij se dëshiron vetëm një kalim te Barcelona. Sipas raportimeve, ai u kishte komunikuar drejtuesve të Atleticos që në muajin maj se ëndrra e tij ishte të vazhdonte karrierën në “Camp Nou”.

Për momentin, Atletico ka bllokuar largimin e tij, pasi Alvarez mbetet nën kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2030.