Marcus Rashford do të mbajë fanellën me numrin 9 te Manchester United.
Ky vendim u konfirmua me publikimin e numrave zyrtarë të skuadrës, ku ylli anglez do të jetë tashmë mbajtësi i numrit ikonik.
Një zhvillim i tillë nënkupton se gjasat për një largim të tij gjatë këtij afati kalimtar janë thuajse inekzistente.
Mbetet për t’u parë nëse anglezi do ta nisë si titullar ndeshjen e sotme ndaj Hull City, e cila shënon fillimin e sezonit të Premier Ligës për Manchester United.
