LASK Linz përmbys Celticun dhe kualifikohet në Ligën e Evropës, talenti kosovar pjesë e ekipit
LASK Linz ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, pas një fitoreje spektakolare kundër Celtic. Sukseseve të skuadrës austriake, ku bën pjesë edhe talenti kosovar Art Smakaj, i shtohet ky arritje e rëndësishme.
Ekipi austriak arriti të eliminonte gjigantin skocez Celtic me rezultatin total 5-1, duke përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë. Në ndeshjen e kthimit, LASK shënoi një fitore bindëse 5-1.
Pjesë e skuadrës austriake është edhe lojtari kosovar, Art Smakaj, i cili megjithatë nuk u aktivizua në këtë përballje vendimtare.
Golat për LASK u shënuan nga Usor, Ljubicic, Adeniran (me dy gola) dhe Flecker, ndërsa golin e vetëm për Celtic e realizoi McGregor.
Me këtë kualifikim, LASK Linz i bashkohet Bodo/Glimt dhe Sabah FK, si skuadra të kualifikuara nga faza play-off e Ligës së Evropës.
