**Barcelona Prezanton Zyrtarisht Dominik Livakoviqin si Portierin e Ri**
Barcelona ka prezantuar zyrtarisht Dominik Livakoviqin si portierin e saj të ri. Gardiani i Kombëtares kroate mbërriti në Barcelonë të martën, ku pas përfundimit me sukses të vizitave mjekësore, nënshkroi kontratën me gjigantët katalanas.
Lajmi i kalimit të Livakoviqit në Camp Nou u konfirmua edhe nga vetë klubi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi katalanas njoftoi ardhjen e tij me fjalët: “Edhe më shumë siguri ndërmjet shtyllave të portës. Mirë se erdhe, Livakoviq,” shoqëruar me një foto të portierit të ri dhe mbishkrimin “Gati kur të jetë e nevojshme.”
Fillimisht, Barcelona kishte planifikuar të siguronte shërbimet e Livakoviqit për sezonin e ardhshëm, kur i skadon kontrata portierit Wojciech Szczesny. Megjithatë, klubi ka vendosur ta përshpejtojë këtë marrëveshje.
Sipas informacioneve nga Spanja, Barcelona do t’i paguajë ish-klubit të tij, Fenerbahçes, 2 milionë euro në varësi të kushteve të caktuara, si dhe 2 milionë euro të tjera në bonuse për portierin kroat.
