Malisheva në negociata me ish-trajnerin e Baselit, Luigi Nocentini
Skuadra e Superligës së Kosovës, Malisheva, ka nisur kërkimin për një trajner të ri pas largimit të Thomas Brdaric. Mësohet se klubi ka hyrë në negociata me trajnerin italian Luigi Nocentini.
Lajmin e ka bërë publik gazetari Andre Oechsner, ndërsa raportohet edhe nga Indeksonline.
Nocentini, 37 vjeç, së fundmi ka shërbyer si trajner i përkohshëm te Baseli në Superligën e Zvicrës. Ai ka qenë gjithashtu asistent i tre trajnerëve të tjerë në klubin zviceran: Fabio Celestini, Ludovic Magnin dhe Stephan Lichtsteiner.
Përveç eksperiencës në Zvicër, Nocentini ka punuar edhe me klube prestigjioze italiane si Empoli, Genoa dhe Napoli. Ai ka mbajtur edhe postin e trajnerit teknik pranë Kombëtares së Ukrainës.
Vlen të theksohet se në listën e kandidatëve për postin e trajnerit të Malishevës figurojnë edhe emra të tjerë, duke përfshirë Zekirija Ramadanin.
