**Kosova synon përmbysjen në Vjenë, zbulohet formacioni për sfidën me Austrinë**
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra do të zhvillojë sot ndeshjen e kthimit të fazës play-off kualifikuese për Botërorin 2027. “Dardanet” udhëtojnë në Vjenë me synimin për të përmbysur disavantazhin, pas humbjes 1-2 të pësuar në Prishtinë ndaj Austrisë javën e kaluar.
Stafi teknik ka bërë tashmë të njohur formacionin zyrtar me të cilin kombëtarja do të përballet në këtë takim vendimtar.
Ndeshja pritet të nisë në orën 18:00.
