Superliga e Kosovës: Prishtina – Drenica hap xhiron e 14-të të kampionatit
Sot nis zyrtarisht xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, me një përballje të rëndësishme.
Dueli i vetëm i ditës do të jetë ai mes Prishtinës dhe Drenicës, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, duke filluar nga ora 17:00.
Prishtina, si lider aktual i tabelës, kërkon me ngulm fitoren për të konsoliduar edhe më tej pozicionin e saj në krye. Kryeqytetasit aktualisht mbajnë vendin e parë me 32 pikë, pesë më shumë se Malisheva, skuadra e dytë në renditje.
Në anën tjetër, Drenica vjen në këtë ndeshje nga pozita e tetë e tabelës, me vetëm 12 pikë. Kjo pozitë e dërgon atë aktualisht në zonën e barazhit, duke e bërë ndeshjen kundër Prishtinës tejet të rëndësishme për qëllimet e mbijetesës.
Katër përballjet e tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen gjatë ditëve të shtunë dhe të dielë.
