Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, java në vijim do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të shpërndara.
Ditën e hënë dhe të martë pritet mot me diell, ndërsa vranësira të lehta do të paraqiten kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimet veriperëndimore dhe verilindore.
Edhe në mesjavë moti mbetet i ngjashëm, me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 25 gradë Celsius. Nga e premtja parashihet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, me temperatura maksimale deri në 22 gradë Celsius, ndërsa era do të mbetet e dobët deri mesatare.
Moti për 5 ditët e ardhshme:
E hënë
Mot kryesisht me diell.Vranësira të shperndara parashihen ne relievin malor.
Temperaturat minimale: -1-2°C
Temperaturat maksimale: 18-22°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s
E martë
Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 1- 4°C
Temperaturat maksimale: 21-24°C
Era: nga verilindjes me shpejtësi 1-5m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara..
Temperaturat minimale: 4-8°C
Temperaturat maksimale: 21-24°C
Era: kryesisht nga veriperendimii me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot me diell dhe dhe pjesërisht i vranët
Temperaturat minimale: 4-8°C
Temperaturat maksimale: 20-25°C
Era: nga veriperendimi 1-6m/s.
E premte
Mot i vranët dhe me intervale mediell diell . Vranësirat vende-vende parashihen të
sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat mimale: 4 deri 8°C
Tmperaturat maksimale: 19-22°C.
