Ministria shpall çmimet maksimale të karburanteve: Rritje e lehtë për naftën dhe benzinën

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur çmimet maksimale të karburanteve që do të jenë në fuqi sot.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës mund të arrijë deri në 1 euro e 61 centë për litër, ndërsa benzina deri në 1 euro e 52 centë për litër.

Këto çmime janë më të larta në krahasim me ditën e djeshme. Nafta shënon një rritje prej 1 centi, ndërsa benzina është shtrenjtuar me 2 centë.

Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, në 76 centë për litër.