Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas hedhjes së shortit zgjedhor, në të cilin partisë së tij i ka rënë numri 113. Përmes një postimi, Abdixhiku e ka cilësuar këtë numër si simbol të “bashkimit, ringritjes dhe Republikës që beson sërish”. Ai shtoi: “Ky është numri ynë. Numri i bashkimit. Numri i ringritjes. Numri i Republikës që beson sërish. Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në.”