Osmani bën thirrje për unitet: Bashkohuni rreth politikës që afron, jo asaj që përçan
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për unitet politik, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth politikës që afron njerëzit. Kjo thirrje vjen pasi u njoftua se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë numrin 113 në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani theksoi se Kosova fiton vetëm kur ecet bashkë, me respekt, unitet dhe besim reciprok. Sipas saj, një popull i bashkuar është më i fortë, duke nënvizuar se “asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda.”
Ajo nxiti qytetarët të bashkohen rreth politikës që ndërton dhe lë trashëgimi për brezat e ardhshëm, dhe të kundërshtojnë atë që përçan, nxit urrejtje dhe dhunë.
Osmani e përmbylli mesazhin e saj me pohimin: “Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar!”
