Edon Zhegrova pranë huazimit te Lazio
Mediat italiane raportojnë se anësori shqiptar Edon Zhegrova, aktualisht pjesë e Lille-s në Francë, është i lidhur me një kalim te Lazio në Serinë A. Bëhet fjalë për një huazim njësezonal, pa detyrim blerjeje.
Trajneri Gennaro Gattuso ka shprehur interes për cilësitë e Zhegrovës, duke e parë atë si një alternativë të vlefshme për krahët e sulmit të ekipit.
Një huazim pa detyrim blerjeje do të ishte një formulë e pranueshme për të dyja palët. Paga vjetore e 27-vjeçarit shqiptar, që arrin në 2.5 milionë euro, thuhet se është në përputhje me parametrat financiarë të Lazios dhe do të mbulohej plotësisht nga klubi bardhekaltër.
Me këmbën e tij të majtë, Zhegrova shihet si një alternativë e mundshme për Mattia Zaccagnin. Ardhja e tij do të plotësonte repartin e sulmit të Lazios, duke shtuar konkurrencën në ekip.
Talenti dhe potenciali i Zhegrovës vlerësohen lart nga stafi teknik i Lazios. Megjithatë, klubi italian po pret të finalizojë largimin e ndonjë sulmuesi tjetër nga skuadra, përpara se të ndërmarrë hapa konkretë drejt transferimit të anësorit kosovar.
