Policia e Kosovës ka ndaluar në Dragash një shtetas serb nga Leposaviqi, i cili u kap duke transportuar dru pa dokumentacionin përkatës. Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh fshatin Brezne me Dragashin.

Në kamionin e tij ishin ngarkuar 35 metra dru. Gjithashtu, u konstatua se drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente të rregullta.