Fitorja 1-0 e Spanjës ndaj Uruguait është lënë në hije nga lëndimet e dy futbollistëve, duke i dhënë një shije të hidhur ekipit.

Dy lojtarë spanjollë kanë pësuar dëmtime dhe pritet të mungojnë në ndeshjet e radhës të Kupës së Botës, siç raporton IndeksOnline. Yeremy Pino dyshohet se ka thyer klavikulën në fund të takimit dhe, me shumë gjasë, do të humbasë të gjithë Kupën e Botës, pasi rikuperimi nga një dëmtim i tillë kërkon kohë të gjatë.

Gjithashtu, Nico Williams ka pësuar një lëndim dhe pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.

Lëndimet e Pino dhe Williams janë konfirmuar nga trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili theksoi se do të presin rezultatet e testimeve mjekësore për të vlerësuar gjendjen e saktë të lojtarëve.