Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) hapi zyrtarisht fushatën elektorale në kryeqytet, ndërsa tubimi u shoqërua me brohorima “Vjosa, Vjosa”. Këto brohorima shpërthyen sapo kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, u shfaq në skenë për të marrë fjalën.
Në fjalimin e saj para mbështetësve, Osmani theksoi rëndësinë e bashkimit, zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Ajo paralajmëroi kundër përçarjeve politike, duke theksuar se ato dëmtojnë rrugën e konsolidimit shtetëror të vendit.
“Nuk do ta lëmë që të shkatërrohet nga përçarjet, por do ta ndërtojmë, do ta zhvillojmë, do ta integrojmë dhe do ta mbrojmë edhe më shumë. Po e rinisim këtë rrugë të gjithë së bashku, duke vazhduar aty ku kishte nisur me tri postulatet e shenjta: liri, pavarësi, demokraci!”, ka theksuar Osmani. Ajo falënderoi të pranishmit për përzemërsinë, mbështetjen dhe dashurinë e treguar në këtë rrugëtim të bashkimit.
LDK-ja prezantoi gjithashtu kandidatët për deputetë, duke i cilësuar ata si një ekip të përkushtuar për përfaqësimin e drejtë të qytetarëve dhe adresimin efektiv të kërkesave të tyre.
