Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke detajuar statistikat e aksidenteve rrugore, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas të dhënave, gjithsej 61 aksidente trafiku janë regjistruar brenda kësaj periudhe. Dy prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me fatalitete, ndërsa 21 aksidente të tjera kanë shkaktuar lëndime. Po ashtu, janë shënuar 38 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit rrugor, policia ka shqiptuar 2076 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 21 persona. Prej tyre, 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë nisur për vuajtje të dënimit.