Dron rus godet territorin rumun, Rutte: NATO e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të tokës së saj
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi të premten se aleanca është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj. Kjo deklaratë vjen pas incidentit ku një dron rus, i rënë gjatë një sulmi në Ukrainën fqinje, goditi një pallat banimi në Rumani.
“Veprimet e pamaturta të Rusisë përbëjnë një rrezik për të gjithë ne,” shkroi Rutte në platformën X. “Mbrëmë u dëshmua sërish se pasojat e luftës së tyre agresive dhe të paligjshme nuk ndalen në kufijtë e tyre.”
Ai theksoi se NATO do të vijojë të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe parandaluese në territorin e saj, si dhe do të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus.
