**Osmani drejtuar Kurtit: Mirë që e cilëson mik Abdixhikun, por para dy javësh e krahasonte me udhëheqës fisesh**
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste në emisionin “Adresa”, ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka cilësuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si mik.
Osmani theksoi se është e kënaqur që Kurti e quan Abdixhikun mik, por njëkohësisht rikujtoi deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun e LDK-së me “udhëheqës fisesh”.
“Unë jam e kënaqur që ai e cilëson kryetarin Abdixhiku mik, veçanërisht kur para dy javësh e krahasonte me udhëheqës fisesh. Ky cilësim prej tij nuk ishte i përshtatshëm, pasi deklarata të tilla ndaj krerëve politikë, në këtë rast ndaj zotit Abdixhiku, dëmtojnë besimin dhe mundësinë për bashkëpunim”, ka deklaruar Osmani.
Ajo theksoi se deklaratat e tilla mund të ndikojnë negativisht në raportet ndërmjet udhëheqësve politikë dhe pengojnë krijimin e mundësive për bashkëpunim.
