Si rrallë herë, Dua, Rina dhe Gjin Lipa janë bashkuar nëpërmjet punës, dhe jo për qejf.
Të tre u takuan në një event në Francë dhe, ndonëse ndjekin drejtime të ndryshme në karrierë, rrugët e tyre kryqëzohen, shkruan IndeksOnline.
Rina dhe Dua u ngjiten në skenë për të përqafuar vëllain e tyre, Gjinin, i cili po përkujdesej për muzikën e eventit, si një “dj” në rritje.
Biseda e shkurtër u shoqërua me të qeshura dhe energji pozitive.
Komentet që vërshuan ishin po ashtu pozitive, me opinionin që përgëzon fëmijët Lipa për lidhjen e tyre të fortë./IndeksOnline/
