Liderët evropianë mblidhen në Armeni për dy samite të paprecedenta, në një vend që historikisht është konsideruar aleati më i afërt i Rusisë në Kaukazin e Jugut.
Rëndësia simbolike për këtë shtet me më pak se tre milionë banorë është e madhe. Armenia është anëtare e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, nismë e presidentit rus Vladimir Putin, dhe Moska mban një bazë ushtarake në territorin e saj. (Burimi: BBC)
Të hënën, më shumë se 30 liderë evropianë dhe kryeministri i Kanadasë do të marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili zhvillohet në kryeqytetin Jerevan.
Ndërsa të martën, për herë të parë, do të mbahet samiti dypalësh BE–Armeni. Në këtë takim do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.
